Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

​Kosova mëson rivalin e fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027

nga Venera Grabanica6 nëntor 2025
​Kosova mëson rivalin e fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mësuar kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Në shortin e tërhequr të enjten paradite në Vjenë, është përcaktuar që Kosova do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Bosnjë-Hercegovina fillon garimin nga faza e dytë, ndërsa Kosova, e cila në fazën e parë eliminoi Britaninë e Madhe, për herë të parë paraqitet në këtë fazë të kualifikimeve. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 18 ose 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa ndeshja e kthimit është e planifikuar në Kosovë më 21 ose 22 mars. Kosova tashmë ka disa përballje historike me Bosnjë-Hercegovinën, duke e bërë këtë përballje një test të rëndësishëm për ekipin drejt Botërorit 2027.
Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, VV e para, LDK performon më mirë se PDK e AAK
LAJMI TJETËR →
Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, VV e para, LDK performon më mirë se PDK e AAK

Më të fundit

Të gjitha →