Kosova nënshkruan marrëveshje 33 milionë euroshe me Bankën Evropiane për Investime
Qeveria e Kosovës sot do të nënshkruajë marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime në vlerë prej 33 milionë eurosh, njofton Ministria e Financave.
Siç bëhet e ditur në komunikatë me këtë investim parashihet ndërtimi i një imipanti fotovoltaik diellor me kapacitet deri në 100 MË, duke siguruar prodhim vjetor prej rreth 152 GËh energji elektrike.
Në takim do të jenë pjesëmarrës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran
Murati, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, Shefja e Sektorit Politik në
Zyrën e BE-së në Kosovë,. Anna Carin Platon, Shefi për operime në Ballkanin
Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime, Matteo Rivellini dhe Shefi i
Divizionit për Energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfË, Pablo Obrador
Alvarez./21Media










