
Kosova me katër xhudistë në Botërorin U18 në Kroaci
Ekipi kosovar i xhudos për grupmoshat U18 i rikthehet aksionit nesër, ku do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror për kadet (U18) Botërori i xhudos për grupmoshat U18 do të zhvillohet nga nesë
Ekipi kosovar i xhudos për grupmoshat U18 i rikthehet aksionit nesër, ku do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror për kadet (U18)
Botërori i xhudos për grupmoshat U18 do të zhvillohet nga nesër deri në 26 gusht në Zagreb të Kroacisë..
Ekipin e Kosovës e përbëjnë Laurina Gashi (kategoria deri në 52 kilogramë), Uvejs Nesimi (kategoria deri në 50 kilogramë), Jon Veseli (kategoria deri në 66 kilogramë) dhe Blin Kuka (kategoria deri në 90 kilogramë).
Uvejs Nesimi do të ndeshet nesër, Gashi e Veseli pasnesër, kurse Blin Kuka ndeshet të shtunën.
Së bashku me ekipin e Kosovës kanë udhëtuar edhe trajnerët, Fatos Tabaku, Mustafë Veseli dhe Dukagjin Gashi
Në këtë Botëror marrin pjesë gjashtë kontinente, 64 shtete – gjithsej 576 garues.
Më të fundit
Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike




