RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
”Kos do të mundohet ta mbaj gjallë dialogun”
🇽🇰 Kosova

”Kos do të mundohet ta mbaj gjallë dialogun”

Sot në Prishtinë institucionet në detyrë do ta presin një mysafire Evropiane. Komisioni Evropian, ka konfirmuar për RTV21 se komisionerja për zgjerim Marta Kos do të zhvillojë vizitën e saj të parë zy

nga Venera Grabanica15 maj 202615 maj 2026

Sot në Prishtinë institucionet në detyrë do ta presin një mysafire Evropiane. Komisioni Evropian, ka konfirmuar për RTV21 se komisionerja për zgjerim Marta Kos do të zhvillojë vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë. Sipas komisionit, vizita nënvizon mbështetjen e palëkundur të BE-së për perspektiven Evropiane të Kosovës dhe siç thanë nevojën për reforma të shpejta e vendimtare për avancimin e rrugës për integrimin evropian.

“Gjatë vizitës, Komisionerja Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar nevojën për përshpejtimin e reformave drejt BE-së, si dhe shfrytëzimin maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

“Sigurisht se një nga qëllimet është edhe dialogu mes Kosovës edhe Serbisë i cili ka hyrë në një qorr sokak, por që do të mundohet që së paku të zhvillohen diskutime ashtu prapa perdeve…”, tha Prenkaj për RTV21.

Vizita e komisioneres Kos në Kosovë gjithashtu pason edhe dy takime të ndara të emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me kryenegociatorët e të dy shteteve, Agron Bajrami dhe Petar Petkoviq, Në këtë situatë, ambasadori Albert Prenkaj vlerëson se BE po provon që së paku të rregullohen aspektet teknike të dialogut.

“Sigurisht se do të provohet që të mos e lënë pa punë Sorensenin…”, deklaroi Prenkaj.

Ndonëse nuk dihet nëse Kos do t’ia arrijë qëllimit të saj që ta mbajë gjallë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, një gjë tashmë është e qartë se bllokada politike dhe ngërçi në të cilin është futur Kosova me ciklet e shpeshta të zgjedhjeve po ia rrezikojnë vendit seriozisht humbjen e mjeteve të ndara nga plani i rritjes i BE-së.

“Në skenarin më të keq është se nëse Kosova nuk arrinë t’i formojë shpejt institucionet ose zvarritët formimi i tyre deri në shtator tetor atëherë hyjmë në kohën e fund-vitit dhe askush nuk merret më me Kosovën…”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Ndonëse Kosova nuk po mbërrin që t’i përmbushë agjendat e saj Evropiane në kuadër të planit të rritjes, është Shqipëria ajo e cila vlerësohet se po ecën me hapa gjigant në këtë drejtim. Shteti Shqiptar ditëve të fundit së bashku me Malin e Zi kanë përfituar një fond prej 200 milionë eurosh të cilat pritet t’i marrin ditëve në vijim. Deri më tani nga Plani i rritjes Shqipëria dhe Mali i zi vlerësohet të jenë vendet që kanë përfituar më së shumti nga fondi prej 6 miliardë eurosh i paraparë për vendet e Ballkanit Perëndimor./RTV21/21Media

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)
LAJMI TJETËR →
CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë