Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Kori Siparantum i sjell vendit dy çmime nga Spanja

nga Venera Grabanica27 tetor 2024
Kori Siparantum i sjell vendit dy çmime nga Spanja

Kori “Siparantum” në garat botërore të koreve  “Sing for gold” në Spanjë ka marrë Medalje të artë, duke u radhitur i treti në kategorinë e koreve të të rriturve në konkurrencë me tetë kore.

Kori nga Kosova po ashtu është shpërblyer edhe me Çmimin Special për program kontemporan dhe interpretim në skenë.

”Morën Medaljen e Artë dhe Çmimin special për programin kontemporan më të mirë dhe interpretim në skenë. Kjo falë punës së palodhshme të korit për të promovuar kulturën dhe vendin tonë anë e kënd botës. Faleminderit Memli dhe gjithë ekipit! Shumë urime!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës./21Media
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →