RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Koreja e Veriut përsëri hodhi raketa

nga Egzona Mehmeti5 prill 2017

Përkundër paralajmërimeve, Koreja e Veriut sërish ka hedhur raketa balisitke

Koreja e Veriut ka hedhur përsëri një raketë balisitke nga porti i saj lindor Sinpo, në detin e Japonisë.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se raketa fluturoi rreth 60 km (40 milje).  Ky test është i fundit nga një seri testesh raketore për të cilat Koreja e Veriut thotë se janë miqësore, por perëndimi ka shprehur frikën se kjo mund të jetë pjesë e një programi për të zhvilluar armë bërthamore.

Gjithashtu testimi i raketës balistike nga ana e Koresë së Veriut vjen edhe në prag të vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në ShBA ku do të takohet me presidentin Trump, shkruan BBC.

Të dy do të diskutojnë se të frenojnë programet bërthamore të Koresë së Veriut.

Koresë së Veriut i është ndaluar hedhja e ndonjë rakete apo teste bërthamore nga ana e OKB-së, anipse veriu në mënyrë të përsëritur ka thyer sanksionet.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →