Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca: Themelet e lirisë dhe shtetit qëndrojnë mbi sakrificën e dëshmorëve

nga Egzona Mehmeti5 maj 2021

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot me Ditës Kombëtare të Dëshmorëve vizitoi disa vatra të rezistencës çlirimtare në Kosovë dhe nderoi dëshmorët e martirët e rënë për lirinë e vendit tonë.

Konjufca, siç u infomua, filloi me nderime në Prekaz, te varri i Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, për të vazhduar më pas në Kompleksin Memorial në Morinë.

Pasi vendosi lule dhe nderoi të rënët, siç u informua përmes komunikatës, kryetari i Kuvendit vazhdoi për në Gllogjan, për të bërë homazhe në Kompleksin “Dëshmorët e Kombit”.

“Sakrifica sublime e dëshmorëve të kombit qëndron e shenjtë në themelet e lirisë. Pa luftën e tyre për liri, ne nuk do ta kishim shtetin tonë e as pavarësinë. Është obligim institucional t’i nderojmë e t’i kujtojmë të rënët për liri. Ata kanë rënë në të kaluarën por nuk janë pjesë e së shkuarës, por janë shumë aktualë”, theksoi kryekuvendari Konjufca.

Nderimin për heronjtë, kryekuvendari Konjufca e përmbylli në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, duke vendosur lule pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →