RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Konjufca takon presidenten e Bundestagut Gjerman, flasin për thellimin e bashkëpunimit
🇽🇰 Kosova

​Konjufca takon presidenten e Bundestagut Gjerman, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës zyrtare në Gjermani është pritur nga drejtues të lartë të shtetit gjerman dhe po ashtu ka takuar bashkatdhetarë që jetojnë në Gjermani. Kre

nga Venera Grabanica11 tetor 202311 tetor 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës zyrtare në Gjermani është pritur nga drejtues të lartë të shtetit gjerman dhe po ashtu ka takuar bashkatdhetarë që jetojnë në Gjermani.

Kreu i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Bärbel Bas, me të cilën ka diskutuar për çështje të rëndësishme, me orientim në kahen që partneriteti i ngushtë e i palëkundur nëpër vite midis Kosovës dhe Gjermanisë të thellohet më tej në drejtim të zhvillimit të interesave dhe synimeve tona të përbashkëta.

Në komunikatë thuhet se kryetari Konjufca ka falënderuar homologen e tij gjermane për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë gjithnjë Republikës së Kosovës që nga themelimi i saj, por edhe më herët se kaq, si dhe për qëndrimet e qarta të Gjermanisë sa i përket sulmit terrorist në Banjskë.

“Duke e njohur presidenten e Bundestagut me sukseset që Kosova ka shënuar sa u përket treguesve të demokracisë në vend, kryetari Glauk Konjufca ka potencuar nevojën për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave parlamentare dhe ekstraparlamentare sa i përket rritjes së kapaciteteve demokratike”, citohet Konjufca në komunikatë.

Ndërsa, presidentja e Bundestagut gjerman, Bärbel Bas, ka konfirmuar se mbështetja diplomatike, partneriteti dhe bashkëpunimi i gjithanshëm midis dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje.

Në vazhdim të vizitës në Gjermani kryetari i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar takime të veçanta edhe me drejtues të komisioneve të ndryshme të Bundestagut.

Kështu, kryetari Konjufca është pritur nga Kryesuesi i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth dhe nga anëtarët e këtij komisioni, Michelle Müntefering, Adis Ahmetovic, Jürgen Hardt, Peter Beyer, Thomas Hacker dhe Boris Mijatović, nga Komisioni i Mbrojtjes, i kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann, si dhe nga kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane, Anton Hofreiter dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Gjatë këtyre takimeve kryetari Konjufca ka shprehur falënderimin e tij dhe të Republikës së Kosovës për rolin mbështetës dhe shumë të rëndësishëm të Gjermanisë për vendin tonë në periudha dhe rrethana të ndryshme.

Kryetari i Kuvendit i ka njoftuar ligjvënësit gjermanë lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, përderisa ka shprehur shqetësimin e institucioneve të Kosovës për rrezikun e përsëritjes së një skenari të tillë me përmasa akoma më të mëdha, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon me ashpërsi dhe konkretësi rolin e Serbisë në këtë cenim të sovranitetit dhe sigurisë të Republikës së Kosovës. Konjufca ka veçuar reagimin e Gjermanisë në dënimin e këtij tentim-invazioni të Serbisë kundrejt Kosovës.

Kryetari Glauk Konjufca është shprehur mirënjohës edhe për kontributin e Berlinit zyrtar ndaj Republikës së Kosovës në proceset integruese evropiane, liberalizimit të vizave, ekonomisë dhe energjisë së qëndrueshme.

“Kosova gjithnjë është e hapur për thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë, partnerit tonë të pazëvendësueshëm, me një rol qendror në Bashkimin Evropian ku vendi ynë natyrshëm dhe pashmangshëm aspiron të integrohet”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 min më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

1 min më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

34 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

48 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

1 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

2 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

2 orë më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

2 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

3 orë më parë