Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca ngushëllon familjen e Bajram Qerkinit: Ishte zë i dinjitetit, një figurë që mishëronte dhimbjen tonë

nga Gentrita Xhemajli24 shkurt 2025
Konjufca ngushëllon familjen e Bajram Qerkinit: Ishte zë i dinjitetit, një figurë që mishëronte dhimbjen tonë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Qerkini, për vdekjen e familjarit dhe veprimtarit në çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës së luftës, Bajram Qerkini.

Konjufca u shpreh se Qerkini ishte një veprimtar me kontribut shumë të madh në çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës së luftës, duke shtuar se ishte zë i dinjitetit.

“E nderuar familje Qerkini, me dhimbje mësuam se Bajram Qerkini, udhëheqësi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur ndërroi jetë. Ai ishte një veprimtar me kontribut shumë të madh në çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës së luftës. Si baba i një biri të zhdukur me dhunë nga Serbia, ai dhimbjen e bëri vullnet për t’u angazhuar e për të punuar deri në fund në përpjekjen për të zbardhur fatin e atyre që u zhdukën nga aparati kriminal i Serbisë”.

“Bajram Qerkini ishte zë i dinjitetit, një figurë që mishëronte dhimbjen tonë të bërë forcë dhe përpjekje të pandalshme. Ngushëllime të sinqerta për ju e nderuar familje, që humbët të dashurin tuaj, por edhe gjithë Kosovës që humbi një njeri të pathyeshëm, puna e të cilit do të vazhdojë në gjurmët që ai i la pas! U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e Konjufcës.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →