RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca në Bruksel, merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor

nga RTV2127 janar 2020

Samiti mbahet nesër

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

Samiti mbahet nesër, më 28 janar, nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →