Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

nga B.K17 janar 2023
Konjufca nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në Dubovik të Deçanit, në 41 vjetorin e vrasjes së tyre nga shërbimi sekret serbo-jugosllav.
Më pas, kryetari Konjufca vizitoi edhe Kullën-Memorialin e familjes Gërvalla, ku të pranishëm ishin edhe familjarë e qytetarë të tjerë.
Po sot, kryetari Konjufca​ bëri homazhe dhe vendosi lule edhe te busti i heroit Kadri Zeka, në Prishtinë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →