Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Konjufca: I pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen e poetit Bajraj dhe producentes Berisha

nga B.K23 qershor 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar sot për vdekjen e poetit Xhevdet Bajraj dhe producentes Vjosa Berisha.
Konjufca përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i pikëlluar thellë nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e poetit e shkrimtarit të mirënjohur, Xhevdet Bajraj dhe producentes së shquar Vjosa Berisha.
Kryeparlamentari ka thënë se Xhevdet Bajraj i dha shumë kulturës, poezisë dhe letërsisë sonë, por edhe asaj botërore. “Trashëgimia e tij artistike do të mbetet shembull frymëzues për ne dhe brezat e ardhshëm”.
Konjufca për Vjosa Berishën ka thënë se me veprimtarinë e saj kulturore ishte e pranishme në çdo familje shqiptare. “Ajo ishte edhe një ambasadore e kulturës sonë”.
“Ndarja e hershme nga jeta e tyre është humbje e madhe jo vetëm për familjet Bajraj dhe Berisha, por edhe për mbarë nënqiellin tonë kulturor. Bashkëndjejmë me familjet e tyre, miqtë, bashkëpunëtorët dhe komunitetin artistik. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Poeti Xhevdet Bajraj ka vdekur të mërkurën në moshën 62-vjeçare, ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadili, në një postim në Facebook. Bajraj që nga lufta në Kosovë u vendos në Meksikë, ku edhe vdiq.

Sot(23 qershor) ka vdekur në moshën 50 vjeçare, producentja Vjosa Berisha, e cila po trajtohej në Angli pas diagnostikimit me kancer.
Lajmi u bë i ditur nga bashkëshorti i saj Fatos Berisha i cili shkruan se Vjosa, e cila po merrte mjekim në spitalin ‘University College Hospital’ në Londër ndërroi jetë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →