🌍 Bota
Konflikti në Ukrainë, Rusia dërgon të burgosurit e luftës në vijën e parë të frontit
nga Venera Grabanica9 nëntor 2023
Rusia po dërgon të burgosur ukrainas të luftës në vijat e frontit për të luftuar në anën e saj gjatë konfliktit, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.
Agjencia publikoi pamjet video që supozohet se tregonin ushtarët që betoheshin për besnikëri ndaj Rusisë kur u bashkuan me batalionin e ri.
Pretendimi dhe vërtetësia e videos nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur dhe zyrtarët rusë dhe ukrainas nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment.
Moska gjithashtu ka përdorur më parë të dënuarit e saj për të luftuar në Ukrainë në këmbim të një dënimi më të vogël.










