Dy persona të dyshuar janë arrestuar dje në Prizren, pasi gjatë në automjetin ku gjendeshin janë gjetur dhe sekesutruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth dy kilogramë.
“Gjatë kontrollit në automjetin ku gjendeshin dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare janë gjetur dhe seksutruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth dy (2) kilogram”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovë.
Tutje, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë konfiskuar: dy grinder (mulli) dhe një sprej.
Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar, rasti në procedurë hetimore./21Media











