RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShowbiz
Koncerti i Yll Limanit, Policia del me njoftim për masa të veçanta në trafik
Showbiz

Koncerti i Yll Limanit, Policia del me njoftim për masa të veçanta në trafik

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për masat e sigurisë rreth koncertit dyditor të këngëtarit Yll Limani që pritet të nisë sonte, më 24 korrik, në qendrën tregtare Prishtina Mall. “Ju njoftojmë se,

nga Gentrita Xhemajli24 korrik 202624 korrik 2026

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për masat e sigurisë rreth koncertit dyditor të këngëtarit Yll Limani që pritet të nisë sonte, më 24 korrik, në qendrën tregtare Prishtina Mall.

“Ju njoftojmë se, me datën 24 dhe 25 korrik 2026, për shkak të një aktiviteti të paralajmëruar (koncert) në Prishtina Mall, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit do të zbatohen masa të veçanta për menaxhimin e trafikut”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë, që është publikuar në rrjetin social Facebook.

Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe shmangies së ngarkesave në trafik, policia ka bërë të ditur që qytetarët që udhëtojnë në relacionin Prishtinë- Shkup dhe anasjelltas, luten që gjatë kësaj periudhe të përdorin Autostradën “Arbën Xhaferi”, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.

Për ata që do të shkojnë në koncert, është organizuar transport falas nga Trafiku Urban.

“Për vizitorët e koncertit janë organizuar autobusë falas të Trafikut Urban, me nisje nga Prishtina drejt Prishtina Mall dhe anasjelltas”, thuhet tutje në njoftim.

Sa i përket automjeteve që lëvizin nga Prishtina në drejtim të Prishtina Mall, pasi të kalohet rrethi i lagjes “Marigona”, do të vendosen kona në shiritin e majtë të qarkullimit, i cili do të rezervohet për vizitorët e koncertit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se automjetet që vijnë nga Ferizaj në drejtim të Prishtina Mall, do të vendosen kona në shiritin e djathtë, ndërsa hyrja për vizitorët do të realizohet përmes rrugicës në të djathtë, para se të arrihet te rrethi i Prishtina Mall. 

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë dhe sinjalizimit të përkohshëm rrugor, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së trafikut.

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
LAJMI TJETËR →
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Lexo edhe

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

33 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

33 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

49 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

29 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 orë më parë