Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komuna e Prishtinës, banorëve: Pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë

nga Gentrita Xhemajli17 prill 2025
Komuna e Prishtinës, banorëve: Pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë

Komuna e Prishtinës ka dalë me një tjetër njoftim lidhur me pagesën e faturave për shërbimet e pastrimit.

Komuna përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka thënë se pagesa e faturave duhet të bëhet në komunë, por se edhe qytetarët që deri tash këto pagesa i kanë kryer në kompaninë “Pastrimi”, mjafton t’i kenë dëshmitë dhe se faturat do t’u llogariten si të paguara.

“Ju njoftojmë se pagesa e faturave për shërbimet e pastrimit duhet të bëhet në Komunë. Qytetarët që deri më tani kanë kryer pagesat në kompaninë “Pastrimi”, mund të paraqesin dëshmitë përkatëse dhe ato fatura do t’u llogariten të paguara. Ju ftojmë që të gjitha pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →