Donald Trump ende përballet me probleme ligjore, duke përfshirë një padi të veçantë në New York kundër tij dhe fëmijëve të tij mbi akuzat për mashtrim.
Kompania e pasurive të paluajtshme e Donald Trumpit është dënuar me një gjobë prej 1.6 milionë dollarësh nga një gjykatës i New Yorkut për krime tatimore.
Juristët e kishin shpallur Organizatën Trump fajtore për mashtrim dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit në dhjetor, raporton BBC.
Kompania është sinonim i ish-presidentit, por as ai dhe as familja e tij nuk ishin pjesë e gjyqit.
I vetmi person i akuzuar në skemë ishte ish-shefi financiar i kompanisë, Allen Weisselberg./21Media










