Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kina nuk do t’i bashkohet sanksioneve financiare ndaj Rusisë

nga Xh.D2 mars 2022

Rregullatori i bankave dhe sigurimeve të Kinës ka njoftuar se vendi kundërshton dhe nuk do t’i bashkohet sanksioneve financiare kundër Rusisë.
“Të gjithë po shikojmë konfliktin ushtarak ose luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Pozicioni i Kinës është shprehur qartë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Politikat tonat ndërkombëtare janë të qëndrueshme. Sa i përket sanksioneve financiare, ne nuk mbështesim këtë. Kina nuk i bashkohet sanksioneve të tilla”, tha Guo Shuqing.
Kina është blerës i madh i naftës dhe gazit rus dhe e vetmja qeveri e madhe që është përmbajtur të kritikojë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës.
Ministria e Punëve të Jashtme ka refuzuar ta quajë sulmin rus ndaj Ukrainës një pushtim./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →