Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KGJK po analizon vendimin e Kushtetueses

nga RTV2113 qershor 2017

KGJK është duke analizuar vendimin për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka pranuar një kopje të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka të bëjë me Vendimin e Këshillit Gjyqësor, të datës 06 mars 2017, në lidhje me emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, theksoI se KGJK-ja është duke analizuar vendimin dhe sa më shpejtë që është e mundur do të përcaktojë veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i përkushtuar, siç ka qenë gjithmonë, që të sigurojë sundim të ligjit”, thuhet në njoftim e dërguar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →