Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KFOR: Mirëpresim respektimin e marrëveshjes nga Kosova për dërgimin e FSK-s në veri

nga B G10 janar 2025
KFOR: Mirëpresim respektimin e marrëveshjes nga Kosova për dërgimin e FSK-s në veri

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR  në një përgjigje për RTV21 ka thënë se çdo vendosje e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës kërkon autorizim paraprak nga komandanti i KFOR-it. Por nuk ka dhënë detaje rreth se çfarë  thuhet në letrën e Maqedoncit.

“ Ne mirëpresim respektin e vazhdueshëm të Kosovës për këtë përkushtim dhe sigurinë e fundit me shkrim, që pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të institucioneve në Kosovë, përfshirë z.Maqedonci. Komunikimi transparent dhe koordinimi në kohë janë çelësi për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal. Për çështjen specifike që keni ngritur, siç mund ta kuptoni qartë, KFOR-i nuk është i lirë të zbulojë detaje të komunikimit zyrtar me homologët institucionalë. “, thuhet në përgjigjen e KFOR-it

Të enjten ka thënë se ai nuk ka bërë rizotim, por thjesht po respektohet zotimi i bërë në vitin 2013./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →