RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaLajme
Këto janë disa prej frutave të freskëta të këtij muaji
📰 Lajme

Këto janë disa prej frutave të freskëta të këtij muaji

Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë. Më poshtë, do

nga Gentrita Xhemajli15 qershor 202515 qershor 2025

Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë.

Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj.

Pjepri

Nëse ka një frut, që përfaqëson më së miri ëmbëlsinë e verës, ai është pjepri.

Shija dhe ndjesia e freskisë dhe ëmbëlsisë e bën pjeprin frutin mbret të verës.

Pjepri i vendit sjell raportin më të mirë mes cilësisë dhe vlerës në blerje.

Si ta zgjidhni?

Tek pjepri treguesi më i mirë është ngjyra. Pjesa e poshtme e frutit duhet të jetë në ngjyrë të artë dhe jo jeshile. Pjepri duhet të ketë një aromë shumë të mirë.

Si ta ruani?

Pjepri është jetëgjatë edhe pasi është vjelur, me kusht që të ruhet në temperaturën e ambjentit.

Nëse ju pëlqejnë të ftohtë, mbajini në frigorifer gjatë natës, por nëse i mbani më gjatë do të fillojnë të zbuten dhe kalben.

Këshilla shtesë. Pjepri është shumë i ëmbël, ndaj dhe mund ta kombinoni me përbërës të tjerë më të kripur për të balancuar shijen si me proshutë ose djathë.

Pjeshkët, nektarinat

Pjeshkët dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkët janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar.

Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së agrumeve.

Vendin e parë në vend për prodhimin e pjeshkëve dhe kajsive e mban qyteti i Elbasanit.

Si t’i zgjidhni?

Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkët dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre.

Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha, këshilla e AgroWeb.org është se asaj që duhet t’i besoni më shumë është nuhatja.

Pjeshkët dhe nektarinat më të mira kanë një aromë të parezistueshme.

Si t’i ruani?

Pjeshkët dhe kajsitë ideale vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur, kështu që mos u shqetësoni shumë nëse fruti në fillim është pak i fortë.

Por mos i fusni në frigorifer para se të jenë zbutur dhe të kenë marrë më shumë aromë.

Këshilla shtesë: Për një komposto apo reçel më të mirë, duhet t’ia hiqni lëkurën pjeshkëve, ndërkohë që me kajsitë nuk është e nevojshme.

Qershitë

Qershori është padiskutim muaji i qershive. Edhe pse tashmë kanë dalë në treg, piku i pjekjes së tyre arrin pikërisht në këtë muaj me qershitë e Beratit, Peshkopisë dhe të Korçës.

Fundi i muajit shënon dhe ardhjen në treg të vishnjeve, që dallohen për ngjyrën e errët dhe shijen pak më të athët.

Si t’i zgjidhni qershitë?

Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.

Me qershitë e bardha shihni të jenë sa më transparente dhe me ngjyrë të artë.

Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë.

Si t’i ruajmë qershitë?

Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë. /AgroWeb.org

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
LAJMI TJETËR →
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

Lexo edhe

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

15 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë