Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

​KB Prizreni do ta vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e basketbollit

nga Venera Grabanica2 prill 2024
​KB Prizreni do ta vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e basketbollit

Proton Cable Prizreni do të garojë edhe sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi e mposhti në të dy ndeshjet e “Play-Out” KB New Basket.

KB Prizreni e mposhti sot New Basket me rezultat të thellë 107:67, ndërsa takimin e parë prizrenasit fituan 113:93, për të siguruar qëndrimin në elitën e basketbollit vendor.

Prizreni ishte skuadër më e mirë nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren dhe qëndrimin në Superligë.

Proton Cable Prizreni ishte renditur në vendin e shtatë në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll.

Rezultati final, 107:67 në favor të Prizrenit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →