RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër policët e bllokuar në veri, dërgohen në Leposaviq

nga Kaltrina Berila14 dhjetor 2022
Katër policët e bllokuar në veri, dërgohen në Leposaviq

Katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave, kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka thënë Kelani.
Që nga 10 dhjetori serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar disa rrugë.
Barrikadat janë ngritur në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →