Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kasapolli: Nesër s’ka konstituim edhe nëse Kurti i ka numrat

nga Venera Grabanica16 prill 2025
Kasapolli: Nesër s’ka konstituim edhe nëse Kurti i ka numrat

(Lajm i përditësuar)


Kasapolli: Nesër s’ka konstituim edhe nëse Kurti i ka numrat

Analistit politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 tha se nesër nuk do të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Sipas tij, edhe nëse Albin Kurti i ka numrat, veprimi do të sfidoeht në Gjykatën Kushtetuese.

”Nesër nuk do të bëhet konstituimi i Kuvendit. Edhe nëse Kurti i ka numrat, veprimi do të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese, nëse Kurti dhe Qeveria nuk japin dorëheqje, çdo veprim do të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese dhe isntitucionet nuk do të formohen”, tha Kasapolli.


Kasapolli: Për katër vite të qeverisë Kurti, energjia u shtrenjtua 182%

Analistit politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 tha se Albin Kurti e ka vendosur mos ta lëshoj karrigen e kryeministrit.

Ai përmendi si shembull vendimin e fundit të ZRRE-së, duke theksuar se gjatë këtyre katër viteve, çmimi i energjisë është rritur me 182% – një dëshmi konkrete e mënyrës se si është qeverisur vendi.

”Kurti ka vendosur se nuk e lëshoj karrigen e kryeminsitrit nëse nuk më pret prap atje ku e kam lënë ose ka tendenca me marrë me vete, kjo është vazhdimësi e logjikës së Kurtit. Ajo se çfarë ndodhi sot me ZRRE-në është dëshmi e kësaj logjike se kjo Qeveri për 4 vite mandat çmimi i energjisë është shtajtuar për 182%”, tha Kasapolli.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →