Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kapet një serb në Bërnjak, i gjendet uniforma ushtarake me mbishkrime përçarëse

nga Kaltrina Berila5 nëntor 2023
Kapet një serb në Bërnjak, i gjendet uniforma ushtarake me mbishkrime përçarëse

Një serb, shtetas i Malit të Zi është arrestuar të shtunën në Bërnjak.

Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim dhe një uniformë ushtarake me mbishkrime që nxisin përçarje.

Bëhet e ditur se në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë, po ashtu serb, shtetas i Malit të Zi.

“Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin ditor të PK-së./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →