Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kapen me 45 paketime kokainë arrestohen dy persona në Prishtinë

nga B G29 gusht 2024
Kapen me 45 paketime kokainë arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy  persona janë arrestuar në  në kryeqytet, pasi që iu gjetën 45 paketime me kokainë.

Policia njofton se ata janë kapur përmes operacionit “pesëshi.

Në komunikatën për media, policia bën të ditur se  të dyshuarit të parë i janë gjetur 22 paketime të mbushura me substancë narkotike e llojit kokainë, e gatshme për shitje me peshë 83 gram, gjatë kontrollit në veturë.

Substanca narkotike iu gjet të dyshuarit në trup.

Lidhur me rastin njësia policore ka vazhduar në një lokacion tjetër ku aty ka ardhur edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar i cili në momentin që kishte vërejtur policinë ka tentuar të ikte por pas ndjekjes së tij i njëjti është ndaluar dhe arrestuar.

Gjatë kontrollimit të banesës që të dyshuarit dyshohet se e kanë shfrytëzuar janë gjetur: një armë zjarri, një karikator, 15 fishekë, dy peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla .

Në vazhdën e operacionit është bërë po ashtu kontrollimi i një garazhe dhe gjatë kontrollit të saj aty ndodhej një veturë me targa vendore pronë e njërit nga të dyshuarit, ku në pjesën e brendshme të saj janë gjetur edhe 23 paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit kokainë e gatshme për shitje me peshë 133 gram.

“Në lidhje me operacionin e zhvilluar në vend të ngjarjes ka dalë forenzika e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova material, ndërsa personat e dyshuar janë shoqëruar për inicim të rastit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, me urdhër të tij të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë”, thuhet në njoftimin  e policisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →