RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kapen mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

nga Kaltrina Berila11 tetor 2025
Kapen mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

Gjatë ditës së shtunë, oficerët doganorë kanë parandaluar në Vërmicë, disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme.

Vlera e përafërt e këtyre mallrave, sipas vlerësimeve fillestare, kalon shumën prej 5000 eurosh, ndërsa sipas Doganës, zyrtarët doganorë janë duke verifikuar saktësisht vlerën totale të produkteve si dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të dërgesave me rregullat doganore në fuqi.

Ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje me ligjin.

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Më të fundit

Të gjitha →