RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kandidatët në pritje të KQZ-së, Elezi: Jemi në proces verifikimi
🇽🇰 Kosova

Kandidatët në pritje të KQZ-së, Elezi: Jemi në proces verifikimi

Prej 104 subjekteve politike që kërkuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikimin e kandidatëve të tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, edhe 46 të tjera me kandidatë të shumtë janë në

nga B G18 gusht 202518 gusht 2025

Prej 104 subjekteve politike që kërkuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikimin e kandidatëve të tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, edhe 46 të tjera me kandidatë të shumtë janë në pritje të vendimmarrjes së këtij institucioni.

Në mesin e tyre janë edhe partitë e mëdha parlamentare, të cilat kanë kërkuar certifikimin e kandidatëve që do të garojnë në pothuajse të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për KosovaPress se KQZ është duke vazhduar procesin e certifikimit dhe këtë javë pritet që ky institucion të vendos për pjesën e mbetur, që në fakt përbën numrin më të madh të kandidatëve.

“KQZ nuk ka shqyrtuar ende për 46 subjekte politike, prej të cilave 33 parti politike, dy koalicione, një iniciativë qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur. Pas pranimit të këtyre aplikimeve, janë ndërmarrë hapat ligjorë që në bashkëpunim me institucionet e ndryshme shtetërore të verifikohet përshtatshmëria e kandidatëve. Pasi të përmbushet ky detyrim ligjor, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike do të përgatisë rekomandimet dhe do t’i paraqesë në mbledhje të KQZ-së dhe anëtarët e KQZ-së do të marrin vendime lidhur me këto aplikime”, tha Elezi.

Gjatë javës së kaluar, KQZ ka arritur të certifikojë 58 subjekte politike, ndërsa 2 iniciativa qytetare janë refuzuar. Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i kandidatëve që deri më tani janë certifikuar dhe që do të jenë pjesë e garës zgjedhore është mbi 500.

“Nga 104 subjekte aplikuese, deri më tani KQZ ka certifikuar 58 subjekte politike, prej të cilave janë 31 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 510 prej të cilëve 34 kandiatë për kryetarë të komunave dhe 476 për anëtarë të kuvendeve komunale. Nga shqyrtimet e deritashme KQZ-ja, nuk ka certifikuar dy iniciativa qytetare, për shkak të vërejtjeve që janë dhënë në mbledhje publike të KQZ-së”, shtoi Elezi.

Sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat nëse ai apo ajo është funksionar me status të veçantë në bazë të ligjit në fuqi për Zyrtarët Publikë, anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik, kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, zyrtar i PZAP-it, me anë të vendimit të gjykatës, duke përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat, është dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv, ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, ose KQZ-ja ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it.

Iniciativa Qytetare “Lidhja e Prishtinës” nuk mori votat e mjaftueshme për shkak të vërejtjeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës se ngjason me emrin e saj, ndërkaq “Lëvizja për Bashkimin e Shqipëtarëve” u refuzua për shkak të gabimit drejtshkrimor, që sipas KQZ-së duhej të shkruhet “Shqiptarëve”.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 12 tetor.

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

5 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

37 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

9 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

9 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

25 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë