Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kamerat e sigurisë në Prishtinë, AIP garanton se monitorimi do të bëhet nga policia

nga Venera Grabanica11 janar 2024
Kamerat e sigurisë në Prishtinë, AIP garanton se monitorimi do të bëhet nga policia

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kryeqytetit kanë diskutuar sot në një takim mbi vendosjen e kamerave në Prishtinë.

Në një postim në Facebook thuhet se kërkesa për blerjen dhe vendosjen e kamerave brenda hapësirave publike në Prishtinë, e cila ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike, parandalimin dhe zbulimin e veprave penale, identifikimin, gjetjen dhe kapjen e kryerësve të veprave penale, si dhe arritjen e objektivave tjera të ligjshme policore, është bërë nga Policia e Kosovës, drejtuar Komunës së Prishtinës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) thotë se projekti me specifikat teknike është përgatitur nga grupi punues në përbërje të anëtarëve nga Policia e Kosovës dhe Prishtinës, teksa monitorimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë do ta bëjë Policia e Kosovës dhe po ashtu infrastruktura teknike e pajisjeve, ruajtja dhe mbikëqyrja do të sigurohen nga Policia e Kosovës.

”Sistemi i regjistrimit të të dhënave, që do të bëhet nga këto kamera do të krijojë mundësinë e vlerësimeve statistikore, pa përfshirë përpunimin e karakteristikave biometrike dhe menaxhimi i tyre do të bëhet vetëm nga Policia e Kosovës mbi bazën e autorizimeve ligjore të saj”, thekson AIP.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, siguron qytetarët e Kosovës se bazuar në mandatin ligjor do të bëjë monitorimin e zbatimit të këtij projekti për të siguruar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke përshirë edhe inspektimin e realizimit të projektit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →