Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kamberi: Kurtin e njoftova për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës

nga Venera Grabanica16 shtator 2023
Kamberi: Kurtin e njoftova për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për takimin që e ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kamberi ka bërë të ditur se në këtë takim e ka njoftuar Kurtin me zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe përpjekjet për ta avancuar pozitën e shqiptarëve në këtë rajon.

“Takova sot në Prishtinë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Kryeministrin Kurti e njoftova me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e përpjekjet parlamentare për avancimin e pozitës së shqiptarëve”, ka shkruar Kamberi në Facebook ku ka publikuar disa fotografi nga takimi me Kurtin./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →