🌍 Bota
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë në trajtimin e sfidave globale
nga Venera Grabanica20 janar 2025
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Donald Trumpin, i cili u betua si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
“Lidhja transatlantike ka sjellë prosperitet dhe forcë në të dyja anët e Atlantikut. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale. Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë”, shkroi Kallas në X.
Trump u betuar sot si presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.










