Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kallas: Rajoni i Ballkanit është pjesë e familjes evropiane

nga B G18 dhjetor 2024
Kallas: Rajoni i Ballkanit është pjesë e familjes evropiane

Përfaqësueseja  e Lartë për politikë të Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian Kaja Kallas, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë se ky rajon i përket familjes evropiane, dhe se shtyrja përpara e kësaj është prioritet i saj personal

Në një deklarim për gazetarët para fillimit të samitit, ajo ka folur edhe për çështjen e zgjerimit të BE-së, pra për anëtarësimet e reja, duke përmendur Shqipërinë.
Para gazetarëve ajo ka folur edhe për çështjen e zgjerimit të BE-së, pra për anëtarësimet e reja, duke përmendur Shqipërinë.

‘‘Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane. Shtyrja e kësaj marrëdhënieje është një prioritet personal.

Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm për Bashkimin Europian, ata i takojnë Europës nga aspekti gjeografik kësisoj është shumë e rëndësishme që ta shtyjmë përpara marrdhënien tonë. Sot do të diskutojmë planin e rritjes, po ashtu sot kemi nënshkruar marrëveshjen për siguri dhe mbrojtje me Shqipërinë, kështu që ka shumë hapësirë për bashkëpunim. Është e qartë që së bashku me Komisionin për zgjerim, dhe unë duam më të vërtetë të shohim avancim në procesin e zgjerimit ( e BE-së) gjatë këtij mandati 5 vjeçar që kemi, kështu që jemi të gatshëm të punojmë për këtë’’, ka thënë ajo mes tjerash.

The Western Balkans belong in the European family.
Nurturing this relationship is a personal priority.

My doorsteps ahead of the EU-Western Balkans Summit ↓
https://t.co/591GoNaPHJ

— Kaja Kallas (@kajakallas) December 18, 2024

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →