Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kadrijaj e AAK-së kërkon hetim ndaj Kurtit: Iu shërben agjendave armiqësore

nga B G20 gusht 2023
Kadrijaj e AAK-së kërkon hetim ndaj Kurtit: Iu shërben agjendave armiqësore

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se aleatët e Kosovës duhet të inicojnë hetim të pavarur ndaj kryeministrit Kurti, i cili sipas saj, i shërben agjendave armiqësore.

Kadrijaj ka thënë se me kohë AAK ka ngritur këto dyshime për Kurtin.

“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!”, ka shkruar Kadrijaj.

“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës.Hetim, përgjegjësi, drejtësi!”, ka përfudnuar ajo./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →