Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jep dorëheqje drejtoresha e Arsimit në Viti

nga Venera Grabanica29 janar 2023
Jep dorëheqje drejtoresha e Arsimit në Viti

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Emini përmes një postimi në Facebook, ka thënë se arsimi si fushë nuk është prioritet i këtij vendi, teksa ka kritikuar politikën qendrore se nuk po e jep përkushtimin e mjaftueshëm karshi kërkesave që kanë shkollat dhe nxënësit, si dhe karshi problemeve në arsim.

“Gjatë vitit 2022 së bashku me stafin e DKA-së e Drejtorët e shkollave, u angazhuam maksimalisht që të ofrojmë kushte më të mira, e mbështetje për nxënësit dhe mësimdhënësit, për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, për rend dhe siguri. Përkundër kësaj, ishte një vit me shumë kërkesa e me përplot sfida, pothuajse si çdo Komunë në Kosovë. Për fat të keq ende nuk është arsimi prioritet i këtij vendi”, ka shkruar ndër tjera Emini./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →