Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jasharaj thotë se greva do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e tyre

nga Kaltrina Berila5 shtator 2022

Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së vizituan shkollën “Ismail Qemaili”
Një pjesë e Këshillit Qendor Grevist te SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së kanë vizituar shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.
Kryetari i SBAShK-ut tha se presidentja ka premtuar se do ta bëjë të pamundurën që ta bind qeverinë që të ulet të bisedojë me SBAShK-un.
Ndërsa tha se 50 eurot, e ofruara nga Qeveria në pakon e re prezantuar të shtunën, është një shumë që nuk ju duhet.
Jasharaj tha se greva do të vazhdojë, derisa të realizohen kërkesat e tyre.
Ndërkaq është shprehur optimist se gjërat do të levizin.
Po ashtu gjatë kësaj vizite, reaguan edhe dy mësimdhënëse të kësaj shkolle, duke kërkuar nga SBAShK-u që ta ndalin grevën. Ato kërkuan nga Jasharaj që të lëshojë pe edhe kësaj here dhe të fillojë mësimi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →