Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jamie Shea: “Serbia nuk mund të rri në dy karriga”

nga RTV218 maj 2022

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, thotë se Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të rreshtohet kah Bashkimi Evropian apo nga Rusia. Shea, që ishte zëdhënës i NATO-s gjatë Luftës në Kosovë, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më nuk e ka opsionin të qëndrojë ulur në dy karrige. Ai ka thënë se pas pushtimit rus të Ukrainës, Perëndimi dhe Rusia janë larguar dukshëm më tepër. Shea thotë se do të ishte më mirë që Serbia të rreshtohej nga Perëndimi, pasi ofron një të ardhme më të mirë ekonomike dhe zhvillim demokratik. Ai vlerësoi se Bashkimi Evropian e ka kuptuar rrezikun e ndikimit rus në Ballkan Perëndimor dhe po shihet një angazhim më i madh i BE-së në rajon.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →