Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Ja pse nuset mbajnë buqetë me lule në ditën e dasmës

nga Miranda Beqaj22 tetor 2021

Ndër shekuj më parë, ka qenë tradita se nuset duhet të mbajnë një buqetë me lule.
Nëse mendonit se këtë gjë e bëjnë këtë për t’u dukur bukur, gaboheni, ja disa shpjegime pse ka ndodhur kjo gjë:
1. Era e mirë
Mesa duket në shekujt XV dhe XVI njerëzit nuk para laheshin shpesh si në ditët e sotme. Nuset një muaj para se të martoheshin, i kushtonin shumë vëmendje aromës së mirë. Ditën e dasmës, kjo aromë përforcohej edhe duke mbajtur një tufë me lule.
2. Shëndeti i mirë
Në mesjetë, nuset besonin se përgatitja e një buqete me lule do ndikonte  mirë për shëndetin, dhe nuk do e linin të sëmureshin. Ato fusnin barishte dhe erëza që ndikonin për një shëndet të mirë.
3. Fati i mirë
Dikur bestytënitë ishin më të mëdha. Nuset besonin se lulet ishin fatsjellëse, prandaj në ditën e dasmën, ato kishin një të tillë më vete. Mesa duket edhe në ditët e sotme ende besohet një gjë e tillë, përderisa buqetat me lule janë gjëja më krysore që ka me vete një nuse në ditën e saj të dasmës.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →