Guvernatori i Bankës Qendore të Kosovës , Ahmet Ismaili deklaroi që nga nesër do të hyjë në fuqi vendimi për dinarin serb.
“Nga nesër kudo që të hyjë një mjet duhet me qenë i një banke i licensuar që ka leje prej neve nuk mundet askush me transportu kesh në Kosovë dhe jasht Kosovës, d.m.th nuk mundet me i çitë na pah në kuptimin e rregullores, e tash transaksionet vullnetare individuale mes meje dhe teje si persona fizik, ne nuk kemi asi qëllimi. Qëllimi kryesor është me rregullu sektorin financiar, me ruajtë integritetin e tij me ruajtë nga këto fenomene që ju i dini po ashtu shpërlarja e parasë, financimi i terrorizmit.”, tha Ismaili.
Ismaili shto se vendimi është në përputhje me nenin 11 të kushtetutës e Republikës së Kosovës
” E tash, lidhur me rregulloren pra rregullorja është një akt që Banka Qendrore e ka nxjerrë në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese, në kudër të mandatit të vet për të rregulluar tregun, nuk ka pasë qëllim të veçantë një valutë të caktuar, as nuk është qëllim i veçantë ky. Vetëm euro është valutë e vlefshme, e ligjshme dhe ligjore për pagesa, kjo është valutë që njihet për pagesa, është mjet i pagesës i ligjshëm. Mjetet tjera përfshirë dhe dinarin pra monedhat tjera janë valuta të cilat nuk janë të ndaluara për përdorim, në kuptimin e pasjes së kursimeve, në kuptimin e ruajtjes në llogarinë e kursimeve e kështu me radhë, mirëpo nuk janë të vlefshme për pagesa. Kjo është në përputhje me nenin 11 të kushtetutës e Republikës së Kosovës, dhe është në përputhje me ligjin e Bankës Qendrore”, shtoi Ismaili.
Ai po ashtu tha se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.
“Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshme, është çështje që për neve këto janë rregulluat. Bile deri dje, se ka plot lloj deklarimesh që thonë se ka qenë e rregulluar, deri dje e sot, dhe në fund të janarit kanë mund të hyjnë mjete transportues në Kosovë me bo kesh dhe si ta fusin në Kosovë ta dërgojë ku ka dashtë. Për fatin e keq edhe Banka që ka qenë e licensuar e Komerciana Banka, e që tash është në proces të përmbylljes, është përdorur si arsyeje për transport, por në të vërtet në bazë të të dhënave që ka deklaruar në BQK, nuk përputhen me volumin e transkasionit që ka deklaruar. Që i bie që BQK nuk ka arritur ta shikojë në mënyrë efektive edhe operimin e vet bankës që ka operuar në atë kohë”, tha ai. /21Media











