Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

nga Venera Grabanica14 mars 2025
​IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për dy raste të ndryshme i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Gjakovë dhe Prishtinë.

Lidhur me rastin e parë në Gjakovë në janar të këtij viti në një aheng familjar, hetuesit e IPK-së bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani, zyrtari policor është i dyshuar për dy vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” .

Në rastin e dytë hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte me detyrë në Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për të dyja rastet.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →