RTV21
BallinaTeknologji
💻 Teknologji

Instagram më në fund po punon për një aplikacion në iPad

nga Gentrita Xhemajli13 prill 2025
Instagram më në fund po punon për një aplikacion në iPad

Kompania Meta po zhvillon një version të aplikacionit Instagram për tabletin Apple iPad.

Aktualisht, përdoruesit e iPad përdorin vetëm versionin e “përgjatur” të aplikacionit për iPhone, kështu që një aplikacion zyrtar për Instagram do të ishte një hap pozitiv përpara.

Por, lind pyetja pse Meta po e bën këtë tani, pasi ka injoruar iPad për më shumë se një dekadë. The Information raporton se përgjigjja ndodhet në situatën e pasigurtë ligjore të rrjetit social TikTok, si dhe në taksat dhe ultimatumet për shitjen e rrjetit social që u imponuan nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kompania ka hezituar të zhvillojë një aplikacion Instagram për iPad. Në shkurt të vitit 2022, kreu i Instagramit, Adam Mosseri, iu përgjigj një postimi të Marques Brownlee-it në lidhje me arsyen pse Meta nuk ofron aplikacionin Instagram për iPad.

“Shpesh na bëhet kjo pyetje. Thjesht, grupi i përdoruesve nuk është i mjaftueshëm i madh për të qenë prioritet. Shpresojmë ta bëjmë këtë një ditë, por tani jemi të zënë me gjëra të tjera”, tha Mosseri atëherë.

Përdorimi i aplikacionit Instagram në Stage Manager në iPad të mbështetur është një përvojë e pranueshme, ndërsa aplikacioni në ueb ka përmirësuar gjatë viteve të kaluara. Megjithatë, versioni natyror shfrytëzon të gjitha avantazhet e ekranit të madh dhe për këtë ka pasur pritje të gjata.

Nga Meta ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ardhjen e aplikacionit Instagram për iPad.

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Më të fundit

Të gjitha →