I dyshuari u zbulua edhe për një vepër tjetër
Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një të dyshuar të mitur, i cili i kishte marrë një vajze një zinxhir të arit nga qafa. Po ashtu, gjatë hetimeve të këtij rasti, policia ka arritur të zbulojë edhe një vepër tjetër të kryer nga i njëjti i dyshuar.
“Rreth orës 11:10, në Parkun e Qytetit të Prizrenit një i mitur i vitlindjes 2000 ia ka shkëputur me forcë një zinxhir të artë nga qafa një vajze po ashtu e mitur e cila në ato çaste po e priste një shoqe të sajën. Ngjarjen e kishte parë një person që e ka ndihmuar policinë për identifikimin e të dyshuarit i cili pas një ore ka rënë në prangat e policisë”, njofton policia.








