“I paska hyrë gajle, gjumi s’paska me marrë natën”, Replika e kundër-replika mes Muharremajt e Shalës
Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, njëherësh kryetar aktual, Bali Muharremaj, dhe kandidati i LDK-së, Ardian Shala, patën replika e kundër-replika gjatë debatit zgjedhor në RTV21.
Shala tha se sipas statistikave të Institutit GAP, Muharremaj nuk ka realizuar investimet në start-upe.
“Kjo është fakt, këtu ta kanë paraqitur me tabela, dhe këtu nuk e ke bërë diçka. Tash qysh me të besuar qytetarët kur në bazë të statistikave thotë vetëm 34% është realizuar e të gjitha premtimeve”, tha ai.
Derisa Muharremaj replikoi duke u shprehur i bindur se do të fitojë:
“Po më vjen keq se gjumi s’paska me marrë sonte natën, i paska hyrë gajle”, tha Muharremaj.
“Jo, shumë i qetë jam”, replikoi Shala.
“Me 12 do të vendosin qytetarët, ke me pa edhe vet. Me 12 do të ftoj me pi kafe ty me 13 në ora 4:00”, tha ai./21Media











