Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“I gjakosur në kokë e trup dhe pa vetëdije”, Policia jep detaje për plagosjen në Pejë

nga Kaltrina Berila13 korrik 2024
“I gjakosur në kokë e trup dhe pa vetëdije”, Policia jep detaje për plagosjen në Pejë

Një person në gjendje të rëndë është transportuar në QKUK nga spitali i Pejës të premten.

Ai është gjetur në oborrin e shtëpisë i gjakosur e pa vetëdije.

Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe është në kërkim të tyre. Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →