Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Humb jetën një grua në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

nga B G14 maj 2025
Humb jetën një grua në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Sot me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit Vë Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, ka treguar Hoxha.

Hoxha po ashtu ka njoftuar se ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, por edhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

“Në vend të ngjarjes ka dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori Kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion. Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raporteve. Kërkojmë vigjilence nga pjesëmarrësit në trafik dhe respektim te rregullave në mënyrë që të shmangen rastet e tilla tragjike”, theksoi Hoxha./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →