Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka quajtur “të padijshme” Qeverinë Kurti.
Hoxhaj në një postim në Facebook ka thënë se, politikanët që po qeverisinë i kanë përmbysur dhe i kanë degraduar marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Asnjëherë nuk e kam paramenduar që politikanët e padijshëm që qeverisin me Kosovën dhe ndërmjetës e emisarë të papeshë në Evropë e degradojnë dhe përmbysin marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në këtë masë, siç po ndodh tani! Të parët, e bënë këtë duke sajuar kriza brenda Kosovës dhe në raport me BE-në duke krijuar një normalitet që çdo krizë të ndiqet nga një tjetër dhe që të marrin më shumë mbështetje politike nga populli dhe vëmendje ndërkombëtare. Të dytët, këtë po e bëjnë duke vizituar Kosovën pa asnjë qëllim të qartë dhe propozim konkret, por duke hapur një çështje të re, e që çështja paraprake as që ka filluar të zgjidhet dhe ato të mëhershme as që kanë mbaruar!”, ka shkruar Hoxhaj.
Sipas tij, as Evropa nuk po merr më vendime sikurse Kosova.











