Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoxha: Qytetarët janë zënë në kohë inflacioni

nga Kaltrina Berila16 shkurt 2023
Hoxha: Qytetarët janë zënë në kohë inflacioni

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha u shpreh se dyfishimi i faturave për tatimin në pronë i ka zënë të përgjumur dhe në befasi qytetarët.
Sipas saj nëse ka nevojë të bëhet edhe një ligj i ri për tatimin në pronë, për çka kërkoi që të përfshihen edhe ekspert të fushave të tjera e jo vetëm akterët komunal.
“Qytetarët janë zënë në kohë inflacioni në shumë kështu si të përgjumur dhe në befasi….Ideja e rivlerësimit pavarësisht se është nga njerëz kompetent u përmend shumë edhe çështja e zonimit mendoj se duhet të kihet parasysh pavarësisht nëse është bazuar në zonimin e vjetër dhe çfarë do zoonimi i ri që bëhet që tek aspekti i ligjit për tatimin në pronë të respektohen hartat zonale të dokumenteve të planifikimit në nivel komunal sepse aty përcaktohen saktësisht se cila janë zonat qendrore, zonat e rendit të dytë, periferike e subzonale”, tha ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →