Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

nga B G16 gusht 2023
Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

(Lajm i pëditësuar)


Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se kërkesat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë për Qeverinë e Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me presion.

“Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së; Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s – dy synimet themelore që SHBA-ja pret që ajo t’i realizojë – pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, deklaroi Hovenier,

Ai shtoi se kërkesat nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë janë legjitime.

“Si ambasador i Amerikës në Kosovë, jam shumë rehat me atë që po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë, atë që po kërkojmë nga populli i Kosovës. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe shpresoj se është shumë e qartë: SHBA-ja ka një përkushtim të fortë afatgjatë ndaj popullit të Kosovës”, tha ambasadori Hovenier.

“Prandaj, kërkojmë nga Kosova që tash për tash të zbatojë marrëveshjen e Ohrit. Të lëvizë shpejt, qëllimisht, për të çuar përpara negociatat për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe”, shtoi ai.


Hovenier: SHBA nuk e mbështet as “Shqipërinë e Madhe”dhe as “Serbinë e Madhe”

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier tyha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”.

Ai këto komente i bëri të mërkurën në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në një takim me gazetarë.

“Mendoj se të gjithë ne kemi parë një numër të deklaratave publike për këtë vizitë dhe ngjarjet në Maqedoninë e Veriut që lidhen me vizitën e Kryeministrit Kurti. Nuk e di nëse është e përshtatshme që unë të flas për specifikat e vizitës. Por kam parë që në komentet publike ka brengosje për idenë e Shqipërisë së Madhe, si diçka që që është diskutuar në kontekst të kësaj vizite. Dua ta ritheksoj pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë çështje. Është shumë me rëndësi dhe dua ta lexojë fjalë për fjalë qëndrimin e qeverisë amerikane për këtë, që ta bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin “Shqipërinë e Madhe” dhe nuk e mbështesim as “Serbinë e Madhe” ka thënë Ambasadori amerikan.

Reagimi i Hovenier vjen vjen pas zhvillimeve që pasuan vizitën e kryeministrit Kosovar, Albin Kurtit, në Maqedoninë e Veriut.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin rivizatimin e kufijve shtetërorë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpejekje për të bërë diçka të tillë do të ishte kundërproduktive dhe destabilizuese . SHBA’të të mbështesin fuqishëm integritetin territorial të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën” ka shtuar tutje Hovenier.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →