Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti kërkon nga Kurti transparencë për dialogun

nga Kaltrina Berila9 shtator 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të jetë më transparent sa i përket dialogut.
Hoti përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar partnerët e Kosovës për interesimin e shtuar për ta përmnbyllur marrëveshjen, por ka thënë se krahas kësaj duhet të sigurohet edhe kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror.
“Paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkon Kryeminsitrit të raportoj para dhe pas çdo rundi të dialogut. Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend. Kryeministri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend. Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut”, ka shkruar Hoti.
Ai ka kërkuar po ashtu që të ketë transparence edhe ndaj komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave.

Sotnë Kosovë po qëndrojnë emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e presidentëve të Gjermanisë e Francës, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →