Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: Faleminderit SHBA-ve, kjo marrëveshje i hap rrugën njohjes reciproke

nga E.Bullaku4 shtator 2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar administratën amerikane për marrëveshjen e cila u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti për VOA tha se beson që kjo marrëveshje i hap rrugën e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky është hapi i parë drejt marrëveshjes finale, sepse kjo marrëveshje është për bashkëpunim ekonomik, dhe jo marrëveshja finale për njohje reciproke“, tha Hoti.

Tutje ai theksoi se Kosova pret së shpejti që Izraeli ta njoh pavarësinë e saj,

Besoj që kjo është një arritje shumë e madhe, falë SHBA-ve“, theksoi kryeministri./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →