Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Horizont i ri në marrëdhëniet Kosovë-Emiratet e Bashkuara Arabe

nga Venera Grabanica3 shkurt 2021

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla u takua me Nabila Alshamsi, Ambasadore jo-rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, të cilën e falënderoi për ndihmën e deritanishme të EBA-ve.

Në këtë takim Haradinaj-Stublla ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për të shfrytëzuar momentumin e ri për të kapitalizuar potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Përshëndeta arritjen e Abraham Accords nga EBA dhe Izraeli, me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe theksova rëndësinë e impetusit të përbashkët të vendeve tona për zgjerimin e diametrit të paqes dhe sigurisë në Ballkan e në Lindjen e Mesme”, u shpreh ajo dhe shtoi se “përmes angazhimit të përbashkët të Kosovës dhe EBA-ve  me partnerin tonë të përbashkët SHBA-të, vendet tona do të vazhdojnë të jenë garanci për qëndrueshmërinë e sigurisë e paqes në të dy rajonet”.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova është mirënjohëse për rolin kryesor që SHBA-të kanë pasur në arritjen e Marrëveshjeve të Abrahamit, e po ashtu, edhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

“Shpreha gjithashtu përkushtimin tonë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve të reja nga EBA në Kosovë përmes zotimit të marrë për organizimin e Forumeve Ekonomike”, u shprehu ajo. /21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →